Andre Onana u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij të Interit dhe është gati t’i bashkohet Manchester Unitedit pas kryerjes së testeve mjekësore me ‘Djajtë e Kuq’.
‘Nerazzurrët’ kanë rënë dakord të shesin 27-vjeçarin për 55 milionë euro, duke përfshirë shtesat.
‘Sky Sport Italia’ dhe Fabrizio Romano raportojnë se kamerunasi u tha lamtumirë shokëve të tij të Interit të martën në mëngjes përpara se të largohej nga qendra stërvitore Suning, përcjellë lajmi.net.
Romano pretendon se Onana do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar sonte, duke kaluar testet mjekësore dhe duke nënshkruar kontratën e tij me ‘Djajtë e Kuq’ midis të mërkurës dhe të enjtes.
Ai pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në SHBA në fund të kësaj jave.
Onana iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajax verën e kaluar dhe mbajti 19 portën e paprekur në 41 paraqitje me gjigantët e Serie A.
Ai ishte lojtari me më shumë pastra në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2022-23, duke ndihmuar ‘Nerazzurrët’ të arrinin në finale.
Interi është në bisedime me Bayern Munich për Yann Sommer, por bavarezët presin që italianër të paguajnë klauzolën e tij prej 6 milionë euro./Lajmi.net/