Andre Onana u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të tij të Interit dhe është gati t’i bashkohet Manchester Unitedit pas kryerjes së testeve mjekësore me Djajtë e Kuq.
Nerazzurrët kanë rënë dakord të shesin 27-vjeçarin për një shifër totale prej 55 milionë euro, duke përfshirë bonuset.
Mediumi Sky Sport Italia dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano raportojnë se kamerunasi u tha lamtumirë shokëve të tij të Interit sot (e martë) në mëngjes përpara se të largohej nga qendra stërvitore Suning.
Romano pretendon se Onana do të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar sonte për të kaluar testet mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me Djajtë e Kuq midis të mërkurës dhe të enjtes.
Ai pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në SHBA në fund të kësaj jave në turneun para-sezonal.
Onana iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajaxi verën e kaluar dhe mbajti 19 portën e paprekur në 41 paraqitje me gjigantët e Serie A.
Ai ishte lojtari me më shumë ndeshje pa pranuar gol në ndeshjet e Ligës së Kampionëve në sezonin 2022/23, duke ndihmuar Nerazzurrët të arrinin në finale.
Interi është në bisedime me Bayern Munich për Yann Sommer, por Bavarezët presin që Nerazzurrët të paguajnë klauzolën e tij prej 6 milionë euro.