• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani rrit ofertën për mesfushorin e La Ligës, Pioli e do në Amerikë

18/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dje drejtuesit e “Djallit” u takuan me homologë të Valencias, në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen për Junus Musah. Gjithçka duhet të vijë me një rritje të ofertës.

musah

Kuqezinjtë janë në nxitim, sepse negociatat për amerikanin me pasaportë italiane po vonojnë disa afrime, ndërkohë që Pioli kërkon të niset drejt Amerikës (të enjten) me grupin sa më të plotë.

Pikërisht për këtë arsye do të tentohet një ofertë e re për mesfushorin, të cilin Pioli e konsideron të përshtatshëm për lojën e tij, ka fizik të mirë dhe karakteristika mbrojtëse. Siç ka zbuluar “Marca” mes palëve ka pasur një takim ditën e djeshme, me kuqezinjtë që kanë ofruar 15 milionë euro +3 bonuse.

E përditshmja iberike bën të ditur Valencia do të kishte pranuar ofertën nëse në propozim shtohet edhe një përqindje mbi shitjen e ardhshme të Musahut. Në këto kushte drejtuesit e “djallit” po shtyjnë me një ofertë të re.

Ndërkohë, me lojtarin, Milani e ka një marrëveshje për një kontratë 5- vjeçare me 2 milionë euro në sezon. Për amerikanin do të ishte edhe një rikthim në Itali, pasi kujtojmë se falë punës së prindërve ai i ka hedhur hapat e para në futboll pikërisht në Gadishullin Apenin.

Kujtojmë se Junus Musah ka 3 vite që luan në radhët e Valencias, por afirmimi ka ardhur vetëm në sezonin e fundit, kur ai zbriti në fushë 37 herë. Për të vetëm dy asiste, teksa për herë të parë ka mbyllur një kampionat pa shënuar të paktën një gol, siç kishte bërë në dy turnetë pararendës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presion Mbappe para gjithë skuadrës!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.