• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ja formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Dinamo Batumit

18/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Orges Shehi e ka ndarë mendjen. Titullarë në sfidën me Dinamon e Batumit do të jetë Florjan Përgjoni dhe Regi Lushkja. Në stol dy lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për Gledi Micin dhe Ardit Deliun. Në stërvitjen e djeshme në fillim Shehi nuk zbuloi asgjë, teksa dubloi çdo rol dhe u mor me taktikë futbolli.

Të gjithë lojtarët morën këshillat e zakonshme dhe në fund të stërvitjes, ishte trajneri Orges Shehi, i cili ndau dy ekipet për të zhvilluar ndeshjen e zakonshme.

Me ekipin e parë u rreshtuan: Selmani, Doka, Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Në mesfushë: Lushkja, Jonuzi dhe Hila.

Në sulm do të luajnë Abazaj si qendërsulmues, dhe nga krahët Hasani e Latifi. Shehi do të ketë edhe Kainën në dispozicion. Sulmi mund të ndërtohet nga e para me Kainën titullar, por mbetet për t’u vërtetuar se cili nga sulmuesit do të sakrifikohet për t’u ulur në stolin e rezervave.

NDESHJA E PARË – Orges Shehi vendosi që ekipi i takimit të parë të ishte më i miri i mundshëm. Me Hoxhallarin pjesa tjetër e mbrojtjes ishte e përbërë nga Doka, Najdovski dhe Mici. Në mesfushë Deliu, Hila dhe Jonuzi.

Në sulm, braziliani Kaina qëndron në stol, ndërsa nga ana tjetër titullarë ishin treshja fantastike Abazaj, Hasani dhe Latifi. Takimi i parë mes Tiranës dhe Dinamos së Batumit është mbyllur 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur për sfidën e dytë në Europë të bardhebluve.

Next Post

Al Khelaifi “ultimatum” Mbapesë: Do të rinovosh kontratën ose largohesh nga ekipi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.