Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi do të marrë pjesë në stërvitjen e ekipit në Poissy, ku do të takohet me Kilian Mbape, fillimisht në grup, pastaj ndoshta privatisht.
Ai do të mbajë një fjalim para skuadrës, në të cilin do t’i kërkojë yllit francez para të gjithëve të marrë një vendim: ose të rinovojë ose të shitet deri në fund të verës.
Sulmuesi nga ana e tij, tashmë ka riafirmuar synimin e tij për të mos rinovuar, duke dëshiruar të qëndrojë edhe një vit në Paris për tu larguar si lojtar i lirë.
Përveç Real Madridit, ka interes edhe nga Anglia për Mbapen. Përflitet se Liverpuli është i gatshëm të ofrojë deri në 200 milionë euro për yllin e parizienëve.
PANORAMASPORT.AL