Skuadra nga Maqedonia e Veriut, FC Struga është eliminuar nga UEFA Champions League në fazën para-kualifikim për sezonin 2023/24.
Ekipi shqiptar u mposht 1 me 2 ndaj Zalgiris në stadiumin e Ohrit, shkruan Lajmi.net
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Ibrahimit, i cili realizoi nga penalltia.
Por, vetëm pas dy minutave u barazua rezultati me anë të Kendysh. Kurse në minutën e 84’të, Radic shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë 1 me 2 ekipit nga Lituania.
Me këtë humbje, Zalgiris tani do bëjë gara në fazën para-kualifikim në UEFA Conference League./Lajmi.net/
Zalgiris goal vs. Struga | 1 – 1 ⚽️ Yuri Kendysh | Struga vs. Zalgiris | #struga #zalgiris #ucl pic.twitter.com/fOp04M0d9f
— Home of Football (@footballhome006) July 18, 2023