Kombëtarja e Kosovës në basketboll është gati për ndeshjen sonte ndaj Zvicrës.
Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër “Helvetikëve”, shkruan Lajmi.net
Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim.
Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren./Lajmi.net/