Tuesday, 17. March 2026
Sport

Para disa dite fitoi gjyqin, sot nënshkruan me ekipin e njohur nga Ligue 1

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Benjamin Mendy po rikthehet në futboll. Mbrojtësi i krahut nga Franca ka firmosur kontratë deri në vitin 2025 me ekipin nga Ligue 1, FC Lorient.

29-vjeçari u përball me gjykata qysh nga viti 2021, ku u akuzua për përdhunim, shkruan Lajmi.net

Por, para disa dite ish-lojtari i Manchester Cityt ka fituar gjyqin dhe është shpallur i pafajshëm.

Dashuria për futbollin nuk e lë fare të pushoj, Mendy menjëherë ka firmosur me ekipin nga Lorient.

Futbollisti francez dikur e kishte vlerën 45 milionë euro dhe llogaritej si një prej anësorëve më të mirë në Premier League./Lajmi.net/

  


Teilen: