• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Newcastle në sulm për objektivin e Napolit

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Premier League mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar për shumë lojtarë, ndërsa gjatë merkatos së kësaj vere, Newcastle ka rritur ndjeshëm “temperaturat”.

Skuadra që siguroi rikthin në Champions League, pas një sezoni shumë të mirë në “ishull”, ka nisur punën prej kohësh për të pasuruar organikën dhe për të përforcuar skuadrën.

Tani, kur sezoni i ri është në horizont, në shtëpinë e Newcastle nuk mendohet vetëm për merkaton në derën hyrëse, por edhe në atë dalëse.

Ish-sulmuesi i St-Etienne dhe Monaco, Allan Saint-Maximin është informuar mbi sezonin e ri dhe ai nuk do të ketë shumë hapësira në rast se qëndron.

Kjo ka vendosur në lëvizje lojtarin, por pavarësisht ofertave nga Premier League, francezi duket se e ka vendosur të ardhmen e tij dhe ai do të transferohet në Arabinë Saudite.

Al-Ahli ka kontaktuar drejtëpërdrejtë drejtuesit e skuadrës angleze duke u propozuar 25 milionë euro për shërbimet e Saint-Maximin, ndërsa lojtarit i është propozuar një ofertë me pagë rreth 15 milionë euro në vit.

Një ofertë që edhe Newcastle do t’i interesonte shumë, pasi prej kohësh klubi po ndjek me interes lojtarin e Leicester, Barnes.

Për shërbime e sulmuesit interesohet edhe Napoli, por me ndërhyrjen e klubit saudit, italianët vështirë se mund të rrisin ofertën e tyre për të ndryshuar diçka në këtë operacion.

Next Post

Andi Zeqiri ka filluar të kërkojë skuadër të re, De Zerbi s’e merr në Amerikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.