Tuesday, 17. March 2026
Sport

Atletico është gati të lërë Felix të shkojë në Barcelonë

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Atletico Madrid i ka dhënë dritën jeshile Joao Felix për t’u transferuar te Barcelona.

Sipas AS, Los Colchoneros janë gati ta lirojnë portugezin 23-vjeçar në Camp Nou në formë huazimi me të drejtë blerje.

Joao Felix ka deklaruar më parë se gjithmonë ka ëndërruar të luajë për Barcelonën.

Specialistët e portalit autoritar transfermarkt vlerësojnë Joao Felix 50 milionë euro. Sulmuesi portugez e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar te Chelsea në formë huazimi.

Kujtojmë se sezonin e kaluar, Barcelona u bë kampione e Spanjës për herë të parë pas katër vitesh. /G.D abcnews.al/

Teilen: