• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Joao Felix gati të kompletoj transferimin e ‘ëndrrave’ te Barcelona

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Atletico Madrid thuhet se ka rënë dakord të lejojë Joao Felix të përfundojë transferimin e tij të “ëndrrave” te Barcelona.

Në dhjetor 2022, ‘Blaugrana’ ishte afër nënshkrimit të anësorit portugez në një marrëveshje huazimi. Megjithatë, Atletico u tërhoq në atë rast dhe në vend të kësaj zgjodhi Chelsean si destinacionin e preferuar për Felix.

Por këtë herë gjërat mund të ndryshojnë pasi sipas ‘AS’, ‘Rojiblancos’ kanë dhënë dritën jeshile që Felix t’i bashkohet rivalëve të tyre të mëdhenj, transmeton lajmi.net.

Çdo marrëveshje do të përfshijë gjithashtu një opsion blerjeje, i cili do t’i lejonte Barcelonës ta nënshkruajë atë përgjithmonë në fund të periudhës së huazimit.

Në një intervistë të fundit me  Fabrizio Romano, Felix pranoi se do të donte të luante për Barçën dhe kampionët e Ligës kanë qenë gjithmonë “zgjedhja e tij e parë” pasi ishte “ëndrra” e tij të vishte fanellën e tyre që kur ishte ai një fëmijë.

Presidenti i katalanasve, Joan Laporta do të donte ta mirëpriste atë në ‘Camp Nou’ dhe ata tashmë kanë përmbledhur shifrat që do t’i duheshin për të kryer operacionin, duke mbajtur parasysh gjendjen e tyre të brishtë ekonomike.

Felix ka luftuar për të gjetur vetën nën drejtimin e Diego Simeone dhe ka shënuar vetëm 34 herë në 131 paraqitje për Atletico. Huazimi i tij me Chelsean e pa atë të shënonte katër gola në 20 paraqitje në Premier Ligë dhe është lidhur me një largim të përhershëm nga ‘Wanda Metropolitano’, me Barcelonën që tani del si favorit për nënshkrimin e tij./Lajmi.net/

  


Next Post

Chelsea e monitoron situatën e Maguires

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.