Pas pak kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të zbres në fushë në Bullgari, atje ku do të ndeshjet me kampionin e këtij vendi, Ludogoretsin.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Ballkani triumfoi me rezultat 2-0, por sonte ka edhe 90 minuta të vështira në mënuyrë që ta kalojë në raundin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni, raporton lajmi.net.
E në pritje të kësaj, në rast se skuadra e Ilir Dajës vazhdon tutje, atëherë do të ballafaqohej me skuadrën sllovene, Ljubljana, e cila sot e ka eliminuar skuadrën Valmiera nga Latvia të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-1./Lajmi.net/