Tuesday, 28. April 2026
Sport

Vila shfaqet në stërvitje i fashuar!

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Vila shfaqet në stërvitje i fashuar!

Teuta ka nisur sërish stërvitjen ditën e sotme, ku grupi për Diego Longon duket se ka qenë i plotë.

Në stërvitje u shfaq dhe sulmuesi i durrsakëve, Lorenco Vila, i cili në miqësoren e fundit kundër Stumicës pësoi një dëmtim ku çau dhe vetullën.

Ai e ka qepur pjesën e dëmtuar në spitalin e Banslkos dhe ditën tjetër ka nisur normalisht stërvitjen, vetëm i fashuar.

Teilen: