Wednesday, 26. August 2026
Sport

ZYRTARE/ I dha fund me Juventusin, i urryeri i tifozëve zikaltër prezantohet te Interi

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Huan Kuadrado është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit, me mbrojtësin që u prezantua kështu nga klubi zikaltër.

kuadrado

Kolumbiani i dha fund me Juventusin pas shtatë vitesh dhe duket se ka gjetur menjëherë një shtëpi të re, pikërisht te rivalët e përjetshëm të bardhezinjve.

Gjithsesi ai nuk është i dashur as nga tifozët e tij të rinj, pasi shumë herë ka qenë polemikë e ndeshjeve midis Juventusit dhe Interit e për këtë arsye njihet dhe si një nga më të urryerit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: