Mbyllet pjesa e parë, Ludogorest shkrinë epërsinë e Ballkanit nga përballja e parë.
Ballkani po pëson humbje nga Ludogorest me rezultat 2-0 pas 45 minutash në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të Ballkanit dhe tani rezultati i përgjithshëm është 2-2.
Bullgarët shënuan që në rastin e parë, kur Bernard Tekpetey në minutën e katërt ishte e saktë me kokë për 1-0.
Ludogorets kishte raste të tjera, pasi ishte më i rrëzikshëm, ku në minutën e 15-të, Matia Tissera gjuajti, por Enea Koliqi ishte në vend.
Ballkani nuk e kishte aspak fytyrën e ndeshje së parë, ku kishte vetëm një rast me Albion Rrahmani, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi.
Goli i dytë erdhi në minutën e parë të kohës shtesë, ku sërish nga e majta harkuan bulgarët, ndërsa në zonë më së miri u gjend sërish Tekpetey që shënoi për 2-0.
Ballkani duhet të shtrëngohet në pjesën e dytë nëse e do kualifkimin tutje.