Trajneri i Ludogorets, Ivailo Petev, është shprehur i kënaqur me fitoren me rezultat 4:0 ndaj kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës.
Ballkani nuk e ka ruajtur fitoren e sfidës së parë me 2:0, duke pësuar sonte 4:0 në konak të skuadrës bullgare dhe eliminohet në rrethin e parë të Champions Leagoes League.
“I përgëzoj lojtarët dhe tifozët.
Bëmë një lojë jashtëzakonisht të mirë dhe e merituam plotësisht fitoren.
Ne dominuam të gjitha minutat.
Kryesorja është karakteri.
Ne duhet të forcohemi. Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë”, tha mes të tjera Petev.