Paris Saint-Germain është ende i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahovic.
Siç u raportua nga burime të ndryshme disa ditë më parë, lojtari ra dakord me PSG-në për kushtet e kontratës. Sipas të dhënave të përditësuara nga Sky Sport, Juventusi kërkon nga 70 deri në 75 milionë euro për Vlahovic.
Klubi parizien është i vetmi pretendent serioz për futbollistin 23-vjeçar, por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare.
Bayern dhe Tottenhami i Londrës ishin gjithashtu ndër pretendentët për Dusan Vlahovic. Kontrata e sulmuesit me Juventusin është deri në vitin 2026. /G.D abcnews.al/