Bayern do Kane dhe vetë Kane do Bayern. Kështu është situata mes “bomberit” anglez dhe kampionëve gjermanë të Bundesliga, mirëpo, skuadra e Tottenham nuk pranon më pak se 100 milionë paund për kartonin e 29-vjeçarit.
Në krahun tjetër, sulmuesi anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij me Spurs, me aktualen që skadon në qershorin e vitit 2024, kështu që londinezët do të provojnë të marrin sa të munden nga kartoni i “bomberit”.
Një problem tjetër për anglezin është presioni që sulmuesi po ushtron ndaj klubit, me vetë Kane që kërkon largimin, vetëm te “bavarezët” e Bayern Munich, teksa i shikon gjermanët si ekipin perfekt për të çuar edhe më lart karrierën e tij. /i.m /abcnews.al