Tuesday, 17. March 2026
Sport

Klubi i madh kroat zbarkon në Prishtinë pas 35 viteve 

GS 20/07/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i madh kroat Rijeka më 27 korrik do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të takohet me Dukagjinin e Klinës, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Conference League.

Hera e fundit që Rijeka ka qenë në stadiumin e Prishtinës ishte më 4 maj të vitit 1988. 

Prishtina kishte fituar me rezultat 2:1 ndaj Rijekës, në kuadër të javës së 28-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Skuadra e Rijekës konfirmon ardhjen në kryeqytetin e Kosovës.

“Futbollistët e Rijekës do të ndeshen me Dukagjinin (Kosovë) që ishte më i suksesshëm se Evropa (Gjibraltari) në raundin e parë preliminar të Conference League, me rezultat të përgjithshëm 3:5 (1:2, 2:3). 

Me vendim të UEFA-s, ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues do të luhet në Prishtinë (27 korrik), ndërsa e kthimit në Rijekë është në orar (3 gusht, ora 20.15)”, njofton klubi i Rijekës.

Duhet theksuar se pjesë e Rijekës në fund të viteve të 80-ta kanë qenë vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi.

Teilen: