Skuadra e Superligës së Kosovës, Gjilani e ka mbyllur aventurën e fazën para-kualifikim në UEFA Conference League për sezonin 2023/24.
“Skifterët” u eliminuan nga skuadra Niedercorn Progres, pasi u mposhtën në “Fadil Vokrri” me rezultatin 0 me 2, shkruan Lajmi.net
Golat në këtë ndeshje i shënuan: Antoine Mazure-Hanus në minutën e 65’të dhe Jarmouni në minutat e fundit të ndeshjes.
Kujtojmë që skuadra e Duros ishte me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 14’të, pasi me të kuq direkt u ndëshkua Egzon Sinani.
Ndeshja e parë në Luksemburg ishte mbyllur me rezultat të barabartë 2 me 2, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm ekipi i Progres fiton 4 me 2 dhe shkon në raundin e dytë./Lajmi.net/
📺 SC Gjilani 0-2 Progres Niederkorn | Goal: Walid Jarmounipic.twitter.com/1w7vBR3WuO
— FootColic ⚽️ (@FootColic) July 20, 2023