• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“I lumtur për kualifikimin”, Deliu: Arritje e madhe, nder të luajmë ndaj Besiktas

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Së bashku me Regi Lushkjen, mesfushori Ardit Deliu ishte protagonisti absolut në triumfin e Tiranës, mbrëmjen e sotme ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, ku siguruan kualifikimin për raundin e radhës të Conference League, ku për herë të parë në histori do të përballen me “gjigandët” turq të Besiktas.

Me përfundimin e ndeshjes, Deliu dha dhe një prononcim të shkurtër për mediat, teksa theksoi se ishte shumë i lumtur për golin e shënuar, si dhe për kualifikimin, teksa shtoi se nuk ishte aspak e lehtë për t’u arrirë ndaj një skuadre si Dinamo Batumi.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për kualifikimin. Nuk ishte e lehtë, sepse Dinamo Batumi ishte një skuadër shumë e fortë dhe e organizuar mirë. Ishte një arritje e madhe për ne. Fituam një ndeshje shumë të vështirë. Rastësi shumë e bukur që shënuan dy lojtarë nga Kavaja, sepse unë me Regin jemi të dy nga Kavaja.

Beshiktashi? Është një nga skuadrat më të mëdha në botë dhe jam shumë i lumtur që do të ndeshemi me ta. Mendoj se është ëndërr për çdo lojtar nga kampionati ynë që të ndeshet me kundërshtarë të tillë”,- u shpreh Deliu, me përfundimin e ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Next Post

Liverpooli sfidon Atleticon për yllin e mesfushës së PSG

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.