Wednesday, 18. March 2026
Sport

Interi ende pa portier, katër emra në tavolinën e zikaltërve

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Interi duhet të gjejë një portier titullar pas largimit të Andre Onanës tek Mançester Junajtidi. 

onana

Zikaltërit dëshironin gardianin e Bajernit, Jan Zomer, por bavarezët ende nuk i ka dhënë dritën jeshile duke qenë se kushtet e Nojerit nuk u japin siguri. Një tjetër opsion është spanjolli De Gea i cili është ende pa ekip, por ai mund të preferojë të rikthehet në Spanjë.

Trubin i Shaktarit është gjithashtu një emër konkret, por pak i kushtueshëm. Buxheti me kosto të ulët të çon tek francezi Hugo Loris.

Shumë emra për 1 vend, Inzagi iu ka kërkuar drejtuesve të klubit zgjidhje sa më të shpejtë për çështjen e portierit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: