Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të enjte para Parlamentit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa incidente, ndërsa qytetarët dhe studentët kanë vijuar të qëndrojnë para godinës së Kuvendit edhe pas përfundimit të seancës plenare dhe më pas kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.
Edhe pse numri i protestuesve ka qenë më i ulët, qytetarët dhe studentët kanë vijuar të qëndrojnë para Parlamentit, duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra.
Ndërkohë, efektivët e policisë kanë marrë masa sigurie, duke rrethuar godinën e Parlamentit me gardh metalik për të kontrolluar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.
Deri në këto momente, protesta vijon e qetë, pa u raportuar incidente.
/rtsh.al/

