Wednesday, 26. August 2026
Sport

VIDEO/ “Tre Musketierët” e Barçës bëhen bashkë te Inter Majemi, Zhordi Alba firmos me klubin amerikan

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Zhordi Alba është lojtari më i ri Inter Majemit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter. Collage Maker-21-Jul-2023-02-26-PM-9245

Mbrojtësi iu është bashkuar dy ish-shokëve te Barcelona, argjentinasit Lionel Mesi dhe bashkatdhetarit të tij Serxhio Buskets.

Inter Majemi postoi një video në llogarinë e tyre në të cilën shfaqeshin tre fanella: njëra me numrin 18 të Alba, tjetra me 5 të Buskets dhe e treta me 10 të Mesit.

Tre Musketierët” do të jenë gjithashtu nën komandën e një trajneri gjithashtu me të kaluar te Barça. Bëhet fjalë për argjentinasin Gerardo ‘Tata’ Martino, i cili zbarkoi te klubi në qershor.

PANOTAMASPORT.AL

Teilen: