• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Broja refuzon West Ham, dëshiron qëndrimin te Chelsea

21/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është në pozicion të vështirë, veçse në Angli thonë se e ka ndarë mendjen.

Armando Broja nuk do t’ua japë rivalëve të tij tek Chelsea, kënaqësinë që ta shohin të largohet për tek West Ham.

Pavarësisht raportimeve mediatike në Itali dhe në Angli, së kalimi i tij tek “çekiçat” është çështje që duhet të zgjidhet shpejt, ka lajme të tjera që theksojnë se sulmuesi shqiptar dëshiron të vazhdojë luftën në “Stamford Bridge”. Edhe pse West Ham jep 30 milionë paund për kartonin e Brojës, që do të thotë 35 milionë euro, sërish fjalën e fundit do ta thotë 22-vjeçari.

Mesa duket, ai nuk është aspak i tunduar nga premtimi i trajnerit të fituesve të Ligës së Konferencës, Davis Moyes, që do t’i japë minutazh të madh në fushë. Diçka të tillë Broja e pati tek Southampton dy vjet më parë, dhe e shfrytëzoi shumë mirë duke shënuar gola e duke u cilësuar si I riu i rekordeve në Premier League.

Gjithsesi, në këtë fazë të karrierës, ai do ta provojë për herë të fundit që të fitojë ndaj konkurrencës tek Blutë e Londrës. Trajneri Mauricio Pochetino thuhet se e vlerëson lart, ndonëse nuk e mori me vete në turneun në SHBA gjatë fazës përgatitore të verës. Gjithsesi, kjo duket se ka ndodhur për shkak se Broja nuk e ka arritur ende formën e duhur fizike pas dëmtimit të rëndë të dhjetorit të kaluar.

Me kthimin në Angli, ylli kuqezi do të përfshihet në skuadër dhe aty do të shihet nëse do t’ia dalë tek Chelsea.

  


Next Post

Broja refuzon West Ham, dëshiron qëndrimin te Chelsea

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.