Lojtarët e Manchester United janë përfshirë shumë në procesin stërvitor si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm dhe Casemiro i është bashkuar më në fund skuadrës, pasi ka marrë pushime të zgjatura.
Brazilianit iu dhanë ditë shtesë pushimi nga trajneri Erik ten Hag për shkak të angazhimeve të tij me kombëtaren e Brazilit muajin e kaluar. Më pas ai shkoi në SHBA ku i kaloi pushimet në shoqërinë e familjes dhe miqve, por duke u nisur nga pamja fizike, ai pushim e ndryshoi për keq.
Casemiro u shfaq në stërvitjen e “Djajve të Kuq” me një rritje të dukshme në peshë, gjë që e bëri atë objekt talljeje nga tifozët në rrjetet sociale. Mesfushori me tipare mbrojtëse mbërriti në Old Trafford në verën e vitit të kaluar dhe mund të thuhet me siguri se ai është një nga blerjet më të mira të Unitedit në vitet e fundit./h.ll/abcnews.al
Lets just finally address the elephant in the room…
Casemiro obviously gained weight. The fact that the season starts very soon, this is pretty unprofessional.
I love Case btwThoughts? pic.twitter.com/TkZw8zxELM
— Karoline. (@CVideoshd) July 21, 2023