Kane do të refuzojë çdo tentativë për kontratë të re nga Tottenhami
Ylli i Tottenham Hotspur, Harry Kane ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë ofertë të re për kontratë nga klubi anglez.
Kane dëshiron të largohet nga Spurs sa më shpejt këtë verë, me Bayern Munich të interesuar seriozisht për nënshkrimin e tij.
Spurs shpresonin të tundonin Kane me një marrëveshje shumëvjeçare që do të rriste pagën e tij aktuale prej 300 mijë funtesh në javë.
Megjithatë, mediumi The Times thekson se Kane nuk do të nënshkruajë asnjë kontratë të re këtë verë në asnjë rrethanë.
Ai është i gatshëm të kalojë te Bayern Munich, por nuk do të ngrejë bujë as te Spurs.
Kane është i lumtur të qëndrojë për një sezon të fundit dhe më pas të lëvizë si lojtar i lirë verën e ardhshme, kur Spurs nuk do të merrte asnjë tarifë për shërbimet e tij.