Milani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, e cila tashmë qartësisht përqendrohet te talente që mund të shpërthejnë për të ndihmuar ekipin në të ardhmen. Kuqezinjtë kanë gjetur akordin me Salcburgun për transferimin e zviceranit Noah Okafor.
Futbollisti është një emër i cili ka spikatur që në moshë të re te Bazeli, për të kaluar te austriakët me të cilët shënoi 7 gola e dha 3 asiste në vitin e fundit në 21 ndeshje të luajtura. Mediat italiane bëjnë të ditur se Salcburgu ka pranuar ofertën prej 14 milionë eurosh për futbollistin 23-vjeçar, i cili është pjesë e kombëtares së Zvicrës.
Ndërkohë, sipas strategjisë së klubit, edhe parametrat financiarë të kontratës së tij janë të pranueshëm, pasi ai do të përfitojë rreth 2 milionë euro në sezon. Tashmë pritet vetëm mbërritja e lojtarit në Milano për vizitat mjekësore dhe pastaj firmën në kontratë.
PANORAMASPORT.AL