Wednesday, 18. March 2026
Sport

Zyrtare: Edon Zhegrovës i shkon në ekipin e Lille një ish-lojtar i Barcelonës

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Kombëtares së Francës, Samuel Umtiti ka firmosur me ekipin nga Ligue 1, Lille.

Ish-lojtari i Barcelonës nënshkroi kontratë dy-vjeçare me skuadrën ku luan kosovari, Edon Zhegrova, shkruan Lajmi.net

“Jam rritur me kulturën e të fituarit dhe dua që këtë ekstra mentalitet ta fus në këtë ekip”, ishin fjalët e para të Umtitit si lojtar i Lille.

Fituesi i Kupës së Botës më Francën në vitin 2018, së fundmi ishte në Serie A te skuadra e Lecce.

Kurse në të kaluarën ka luajtur edhe për ekipet si: Barcelona dhe Lyon./Lajmi.net/

  


Teilen: