Wednesday, 18. March 2026
Sport

U largua nga Egnatia, por përshtatet në Turqi, gjen sërish rrjetën për skuadrën e shqiptarëve

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori brazilian, Xhekson Kenio, i cili u largua nga Egnatia këtë merkato, duket se po shkëlqen me skuadrën e Istanbulsporit në Turqi.

Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e dytë radhazi.

Kësaj radhe, kundër skuadrës së Gençlerbirligi, mesfushori brazilian hapi serinë e golave në minutën e 20’ të takimit.

Kujtojmë që për Istanbulsporin luajnë disa lojtarë shqiptarë si Rroca, Guri, Topalli dhe Et’hemi. 

Teilen: