Duket se tensioni mes PSG-së dhe Kilian Mbape vazhdon, me sulmuesin francez që e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga kampionët e Francës.
Dhe këta të fundit gjithashtu nuk e duan më yllin e tyre në skuadër dhe janë të gatshëm të dëgjojnë çdo ofertë për të.
PSG-ja i ka vendosur ultimatum francezit që brenda 30 ditëve të rinovojë ose të ketë gjetur një skuadër të re, por ky i fundit duket se ka vendosur që ta luftojë zjarrin me zjarr.
Siç bëjnë me dije mediat, Mbape është i gatshëm që të qëndrojë në stol gjithë sezonin, vetëm në mënyrë që të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Nga ana tjetër, PSG dëshiron që të përfitojë deri në 200 milionë euro nga kartoni i 24-vjeçarit.
PANORAMASPORT.AL