Lacio duket se është tejet e përqëndruar në merkaton e verës, me bardhekaltrit që janë pranë një tjetër goditje në merkato.
Bëhet fjalë për sulmuesin anglez të Çelsit, Kallum Hadson-Odoi.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, nënkampionët e Serisë A, 22-vjeçari nuk është pjesë e planeve të Çelsit dhe për këtë arsye “Blutë” kërkojnë që ta shesin.
Në garë për të është edhe Fulhem, por mediat bëjnë me dije se Lacio është në “pole-position” dhe shumë shpejtë pritet të arrihet akordi mes palëve.
PANORAMASPORT.AL