• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daci nuk ndalet

23/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e tretë, goli i dytë për sulmuesin shkupjan, Erdon Daci, i cili si duket ka lënë pas dëmtimin, që e kishte lënë thuajse plotë 11 muaj jashtë fushave të futbollit.

Daci pas golit të shënuar ndaj PAOK-ut grek javën e kaluar, ka arritur të shënojë edhe sot, këtë herë ndaj skuadrës holandeze të Willem II.

Daci shënoi golin e parë, duke hapur takimin dhe duke qenë protagonist në fitoren 2:1 të skuadrës së tij, Vesterlo, që po përgatitet për sezonin e ri në elitën e futbollit belg, që starton javën e ardhshme.

Pikërisht këto gola të Dacit janë një paralajmërim i mirë si për shkupjanin, i cili po i rikthehet formës së tij të madhe, por njëkohësisht edhe për trajnerin Jonas De Roeck, i cili do të ketë një armë të fortë në repartin e sulmit, aty ku ish sulmuesi i Konjaspor është i pamëshirshëm.

Kujtojmë, Daci pjesë e Vesterlos në Belgjikë është gati dy vite, ndërsa vlen të theksohet se në edicionin e parë me 10 gola të shënuar në 25 ndeshje, ndihmoi ekipin e tij që të ngjitet në mesin e më të mirëve, ndërsa fati i tij jo i mirë ishte se sezonin debutues të tij në elitën e futbolllit belg e humbasi, vetëm pas dy xhirove të para, kur kishte arritur që të shënojë që në debutim përballë Serkl Bryzh.

Sezoni i ri për Dacin dhe Vesterlon nis me 29 korrik, me ndeshjen në transfertë kundër Eupen.

Next Post

Dardanët po vazhdojnë përgatitjet para udhëtimit në Danimarkë për Eurobasket 2025

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.