Skuadra shqiptare Shkupi i dhuron 1600 bileta për skuadrën e Ligës së Parë bullgare, Levski, për ndeshjen e radhës të Conference League, e cila do të luhet në Shkup më 27 korrik, me fillim nga ora 21:00.
Krerët e Levskit konfirmuan sot këtë informacion, duke theksuar se çmimi është 20 euro për biletë dhe se Levski do t’i marrë nga Shkupi më së voni deri të hënën, pas së cilës do të dalin në shitje të rregullt.
Sipas marrëveshjes mes klubeve, tifozët e Levskit do të vendosen në tribunën jugore të stadiumit “Todor Proevski”.
Shkupi synon të kalojë në rrethin e tretë.