Leo Messi mbrëmë bëri debutimin e tij në Amerikë.
Ai luajti ndeshjen e tij të parë me Inter Miami ndaj Cruz Azul.
Takim ky që u mbyll 2:1 në favor të ekipit tashmë të ri të Messit.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Ai shënoi në minutat shtesë, duke i dhuruar kështu fitoren e parë pas 11 humbjeve Inter Miamit
E presidenti i klubit, David Beckham tha se e besoi se ishte e shkruar të ndodhte kështu.
“Sinqerisht, si e pash që u dha gjuajtja e lirë mendova: Kjo është mënyra se si është shkruar të përfundojë”, u shpreh Beckham./Lajmi.net/