Lajmi.net ka realizuar një intervistë me kampionin e Kosovës në PES Konami, Genc Shala.
Genc Shala nga Gjilani e ka përfaqësuar vendin tonë në gara të shumta evropiane.
Gara evropiane e fundit që ai mori pjesë edhe fizikisht ishte në Poloni.
Për lajmi.net këtë eksperiencë e cilësoi si më të mirën dhe të jashtëzakonshëm.
“Ka qenë eksperienca e parë në Evropë jashtë Kosovës. Kom marrë pjesë online dy herë, por kjo u kon eksperienca e parë fizikisht jashtë Kosovës. Për mu ka qenë më e mira, e jashtëzakonshme”, tha fillimisht Shala.
Ai gjithashtu tha se është i gatshëm për garat e radhës, që priten të zhvillohen në muajin gusht në Rumani.
Genci gjatë kësaj interviste u sfidua edhe nga gazetari i ekipit tonë lajmi.net që edhe në atë përballje ishte triumfues me rezultatin 3:0./Lajmi.net/