Arnaut Danjuma ishte një nga objektivat e Milanit për sulmin, por kuqezinjtë nuk arritën akordin me Villarealin. Spanjollët lejonin vetëm huazimin me detyrim blerjeje, opsion që u refuzuar nga klubi italian.
Që më pas mbylli marrëveshjen me austriakët e Salzburgut dhe siguroi shërbimet e Noah Okafor. Ndërkohë që Danjuma është zyrtarizuar në Premier League. Tek Evertoni.
Me anë të një komunikate zyrtare, klubi nga Liverpooli ka prezantuar afrimin e holandezit me origjinë nigeriane. 26-vjeçari është huazuar nga Villareali.
“Zgjodha Evertonin prej tifozëve të mrekullueshëm që ka, trajnerit Sean Dyche dhe historisë së klubit”, deklaroi Danjuma pas prezantimit në klubin e ri.
Kjo do të jetë aventura e tretë angleze për të, pasi është aktivizuar më parë edhe me Tottenhamin dhe Bournemouth.