• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Donaruma tregon tmerrin e grabitjes në shtëpi: Isha i pafuqishëm, kisha frikë mos i bënin gjë Alesias

23/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhanluixhi Donaruma ka kaluar një tmerr të vërtetë në orët e para të së premtes, teksa hajdutët i kanë hyrë në shtëpi dhe e kanë grabitur. Ata kanë lidhur portierin e PSG-së në shtëpinë e tij në Paris, ndërsa i kanë rrëmbyer gjëra me vlerë rreth 500 mijë euro, duke detyruar partneren e tij, Alesia Elefante, t’u tregonte ku ndodheshin.

sadasdsad

Donaruma ka treguar natën e tmerrit në një intervistë në “Libero”, ku ka shpjeguar ndjesinë që i kishte lënë kjo ngjarje e rëndë atij dhe partneres.

“Të gjendesh papritur me njerëz të panjohur në shtëpi në 3 pas mesnate është situata më e keqe që mund të provosh. Mua më neutralizuan, Alesia u detyrua që të dorëzonte çdo gjë që kishim me vlerë në shtëpi.

Nuk mund të hyj shumë në detaje, po zhvillohen hetimet dhe tani po shkoj në policinë franceze për të rindërtuar para tyre çdo gjë që ka ndodhur. Sot në mëngjes, unë dhe e fejuara ime kemi lënë apartamentin ku jetojmë në mënyrë që të mund të bëheshin kontrollet dhe çdo gjë tjetër që ka vlerë për çështjen, ndaj jemi zhvendosur në një hotel”, tregoi Donaruma.

“Kishim shumë frikë, por më shumë se mos i ndodhte gjë Alesias. Unë isha i pafuqishëm, i lidhur, nuk mund të bëja asgjë. Pastaj unë nuk e flas mirë frëngjishten dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja atyre personave ku gjendeshin të gjitha gjërat. Ishte Alesia, e cila edhe tani është ende shumë e frikësuar, që shkoi me ta. Ishin momente me të vërtetë ankthi dhe terrori të thellë, sidomos frikë për të. Isha i terrorizuar se mos i bënin gjë”, shpjegoi portieri italian.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe kërkon largimin, PSG milionat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.