Sadio Mane padyshim nuk e kishte menduar se largimi nga Liverpuli do t’i kushtonte kaq shtrenjtë. Sulmuesi senegalez ka kaluar një sezon të tmerrshëm në radhët e Bajern Mynih, me një dëmtim që e bëri të humbte pjesën më të madhe të sezonit, përfshirë edhe Botërorin.
Përtej kësaj, ai ishte në epiqendër të kritikave për formën e dobët që trego pas kthimit si dhe për zënkat në skuadër, që i sollën edhe një supergjobë nga bavarezët. Mediat gjermane raportojnë se ai kërkon të largohet, por nuk ka gjetur ende akordin me klubet arabe që e kërkojnë, ndërsa edhe Bajern Mynih po pret me padurim që të shpëtojë nga futbollisti i cili nuk ka përmbushur pritshmërinë.
E gjithë kjo ka tensionuar situatën dhe u pa qartë edhe nga reagim i Mane ndaj disa gazetarëve të pranishëm në grumbullimin e bavarezëve, të cilët i kërkuan atij një prononcim.
“Ju më vritni çdo ditë dhe prisni që të flas me ju?”, ishte reagimi i sulmuesit senegalez, i cili u largua i indinjuar nga kjo kërkesë e mediave.
Sadio Mané mit Medienkritik: „You are killing me every day – and now you wanna talk…“ #FCBayern @Abendzeitung pic.twitter.com/7tO5VyPWzU
— Maximilian Koch (@_kochmaximilian) July 23, 2023
PANORAMASPORT.AL