Wednesday, 18. March 2026
Sport

Edhe dështimi epik i Barcelonës drejt Arabisë Saudite, do fitojë 18 milionë euro në vit

GS 23/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kampionati i Arabisë Saudite vazhdon të shtojë radhët me emra të njohur të futbollit botëror dhe listës i është shtuar edhe sulmuesi anësor brazilian Malkom.

1148bf89b249106e2cbcc85782a18d1f-64360-oooz0000

Për ata që e kanë harruar, braziliani u kthye në një ”mollë sherri” mes Romës dhe Barcelonës pasi katalanasit praktikisht i ndërruan mendjen në aeroport futbollistit që të shkonte në Spanjë dhe jo në Itali. Ai rezultoi një dështim i plotë të katalanasit, duke mos u shfaqur asnjëherë në nivelin që kërkohej nga ky klub dhe u transferua së fundmi te Zenit në kampionatin rus.

Paraqitjet e tij në vitin e fundit kanë qenë të mira dhe ai fitoi edhe një ftesë nga përfaqësuesja e Brazilit. Gjë që ka rritur famën e 26-vjeçarit, i cili nesër pritet në Arabinë Saudite për të firmosur me klubin e Al Hilal ku gjenden lojtarë si Milinkoviç-Savicc dhe Kulibali.

Zenit Shën Petersburg do të përfitojë rreth 30 milionë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë rreth 18 milionë euro në vit nga kontrata me sheikët.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: