Wednesday, 18. March 2026
Sport

VIDEO/ Afrimet e verës bindin Piolin, Milani përmbyset nga Reali në miqësoren e “luksit”

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Milani dhe Reali luajtën një miqësore “luksi” me njëra-tjetrën në Pasadena të SHBA-së, ku triumfues dolën “galaktikët” me rezultatin 2-3.

milan real

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët në minutën e 25’ gjetën golin me anë të Tomorit pas një asisti nga Pulisiç. Në minutën e 42’, ishte afrimi i kësaj vere, Luka Romero, i cili shënoi një supergol për të dyfishuar shifrat.

Pjesa e dytë foli për të besuarit e Ançelotit, me Valverden që shënoi dy gola për dy minuta për të barazuar shifrat. Në mimnutën e 84’ ishte Vinicius ai që i dha fitoren “galaktikëve”.

Ndeshja e radhës për Milanin do të jetë pas katër ditësh kundër Juventusit, ndërsa Reali do të përballet me Mançester Junajtid pas tre ditësh.

REZULTATI:

MILAN 2-3 REAL MADRID

Tomori 25’, L. Romero 42’ / Valverde 57’, 59’, Vinicius 84’

PANORAMASPORT.AL

Teilen: