Një sfidë spektakolare ishte ajo mes Glentoran dhe Gzirës në Ligën e Konferencës e cila u vendos vetëm nga penalltitë.
Këto të fundit ishin një çmenduri më vete, e cila pa lojtarët që mos të gabonin asnjëherë dhe t’i përsërisnin sërish, duke u goditur gjithsej 28 11-metërsha.
Momenti më epik ishte te penalltia e 12-të për Glentorian, e cila u prit nga portieri dhe ky i fundit shkoi të festonte, ndërkohë që topi po shkonte në rrjetë.
Gjithsesi ajo që triumfoi në fund ishte Gzira, me rezultatin e penalltive që shkuan në 13-14.
PANORAMASPORT.AL