Al Hilal raportohet se ka dorëzuar ofertën zyrtare dhe që do të thyej rekord botëror në Paris Saint Germain për Kylian Mbappen.
Klubi saudit i ka dërguar PSG-së një ofertë prej 300 milionë euro në mënyrë që të hapë negociatat për të nënshkruar me Mbappen menjëherë.
Kjo do të ishte një shifër e rekordit botëror, më e madhja ndonjëherë në futboll, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Ndërsa së fundmi qarkullojnë edhe lajme për kushtet e tjera, të cilat janë marramendëse.
300 milionë euro pagesë për PSG.
700 milionë euro rrogë për Mbappe për 1 vit (13.4 milion euro në javë + bonuset).
Lejohet vitin tjetër ti bashkohet Real Madridit si transfer i lirë.
Ende nuk ka negociata nga ana e lojtarit në këtë fazë por besohet se Kylian Mbappe dëshiron të qëndrojë në Evropë./Lajmi.net/