• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitorja e Sitit në miqësore, Pep thur elozhe për Halandin: Më i fortë se verën e shkuar

24/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola konfirmoi se Kevin de Bryjne është afër rikthimit në fushë pas fitores 5-3 të Sitit ndaj Jokohama F. Marinos. Belgu pësoi një tërheqje në fitore 1-0 të finales së Champions-it ndaj Interit në ndeshjen e fundit të sezonit. Por trajneri thotë se ai mund të rikthehet në një moment në turneun në Azi, me një ndeshje kundër Bajernit në Tokio të mërkurën, përpara se të nisen për në Korenë e Jugut për t’u përballur me Atletikon në Seul më 30 korrik.

guardiola haland

“Ai ndihet shumë më mirë. Nuk e di për Bajernin apo ndeshjen e radhës kundër Atletikos, sepse ai duhet të stërvitet, por është shumë pranë rikthimit”, tha trajneri katalanas.

Guardiola ndryshoi të gjithë ekipin e tij pas pjesës së parë. Haland ishte gjithashtu një nga zëvendësimet pas pjesës së parë dhe iu deshën vetëm shtatë minuta për të shënuar golin e tij të parë parasezonal, përpara se të shtonte një të dytë në shtesë.

Norvegjezi shënoi edhe në ndeshjen e tij të parë në turneun e sezonit të kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe Guardiola thotë se ai është rikthyer në gjendje edhe më të mirë fizike këtë herë.

“Krahasuar me sezonin e kaluar ai është më në formë,” tha ai. “Do të donim që ai të bënte një sezon si i kaluari. Erling nuk është i dëmtuar, është mirë, por është ende larg formës së tij, si të gjithë. Është e rëndësishme të marrim ritmin me të cilin punojmë gjatë gjithë kohës”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Hapet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.