Wednesday, 18. March 2026
Sport

Zyrtare: Llapi transferon Leotrim Bekteshin

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Klubi i futbollit Llapi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.

Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

Bekteshi do të bashkohet menjëherë me ekipin e Tahir Batatinas në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht./Lajmi.net/

  


Teilen: