Wednesday, 18. March 2026
Sport

Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

GS 24/07/2023 1 Min. Lesezeit

Dy ekipet kosovare që ‘luftojnë’ në garat evropiane kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në rrethin tjetër.

Nëse Drita arrin të mposht Victoria Plzen, atëherë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, do të ketë punë më të lehtë.

Kundërshtar i tyre do të jetë fituesi i Gzira United nga Malta dhe Diddelang nga Luksemburgu.

Kurse, në rast se Dukagjini i kalon kroatët e Rijekas, PlayOff-in do ta kërkojë kundër fituesit që del nga çifti B36 Torshavn – Haverfordwest./Lajmi.net/

  


Teilen: