Thursday, 30. April 2026
Sport

Xheko shkëlqen që në ndeshjen e parë

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Edin Xhekio i dha lamtumirën Interit dhe Italisë në fillimin e kësaj vere, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij në Turqi.

Sulmuesi boshnjak iu bashkua klubit të Fenerbahçes, ku është përshtatur shumë shpejt, siç e tregoi që në sfidën e parë që luajti sot skuadra e tij në Ligën e Konferencës.

Turqit përballeshin me Zimbru të Moldavisë dhe dominuan sfidën lehtësisht falë edhe paraqitjeve të sulmuesit.

Fitorja 5-0 e sheh atë si protagonist të kësaj sfidë pasi dha asistin për golin e dytë dhe të katërt për ekipin e tij, teksa shënoi vetë të tretin e kësaj ndeshje.

Teilen: