Giuntoli nis sulmin, Juventus transferon yllin 60 milionësh.
Juventusi po studion alternativat për të gjetur pasardhësin e Vlahovic.
Në pritje të vendimit të serbit, që duket se do të largohet nga Torino, Cristiano Giuntoli po studion merkaton, që të mos gjendet i papërgatitur në rast të një largimi të sulmuesit.
Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i bardhezinjve ka vendosur në majën e listës së dëshirave Jonathan David dhe do të ishte i gatshëm që të ulej në bisedime me drejtuesit e Lille, me të cilët ka raporte shumë të mira që nga koha kur bleu Osimhen.
Flitet për një operacion që mund ti kushtojë zonjës së vjetër 60 milionë euro. një shifër e lartë, por e përballueshme nëse shitet Vlahovic.
Pastaj kanadezi do të merrte një pagë më të ulët se serbi dhe për të ulur vlerën e kartonit në tratativë mund të përfshihet edhe kartoni i ndonjë lojtari bardhezi.