Lacio ka shumë emra në qarkullim për merkaton e verës, por me largimin e Igli Tares, gjithçka ka mbetur në ajër dhe klubi nuk po konkretizon afrime. Dëshira e madhe e trajnerit Maurisio Sarri është që të ketë në skuadër Piotr Zielinskin, mesfushorin që ka shkëlqyer me Napolin.
Duke qenë se Sarri e njeh mirë polakun, i ka kërkuar drejtuesve ta ketë në ekip si një nga emrat që mund të zëvendësojë Milinkoviç Saviçin. Ndërkohë, “La Republicca” raporton se ndërmjetës për një transferim të mundshëm është Elseid Hysaj.
Mbrojtësi i Kombëtares ka një raport të mirë me polakun që nga koha kur ishin shokë skuadre dhe së fundmi kanë shkëmbyer mesazhe. Operacioni duket i vështirë duke qenë se mediat pranë Napolit raportojnë se mund të ketë një rinovim, megjithatë mbetet të shihet nëse Hysaj do ta bindë apo jo.
PANORAMASPORT.AL