Rapid Bukureshti ofron 2 milionë euro për dy futbollistë kosovarë.
Skuadra nga Rumania Rapid Bukureshti po bëhet gati për goditje të dyfishtë dhe në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë kosovarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe atë të Kluzhit, Ermal Krasniqi, raporton mediumi romun Gsp.ro, përcjellë lajmi.
Për Rrahmanin, sipas këtij mediumi, Rapidi është i gatshëm t’i paguajë 500 mijë euro, ndërsa 1.5 milionë të tjera për Ermal Krasniqin.
Megjithatë, drejtuesit e Kluzhit do të donin diçka më shumë për Krasniqin, rreth dy milionë euro, ndaj negociatat janë në vazhdim.